Në ceremoni do të marrë pjesë dhe i biri i tij, Kostandini

Në ceremoni do të marrë pjesë dhe i biri i tij, Kostandini

Kostandin Xhuvani mori leje për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani. Drejtoria e Burgjeve dha lejen për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, e cila do të mbahet sot në orën 14:00.

Mësohet se ceremonia e lamtumirës së regjisorit të njohur do të jetë private. Arkivoli me trupin e pajetë të Xhuvanit mbërriti sot në mëngjes në Tiranë.

Xhuvani u nda nga jeta në Romë më 14 gusht, ku ndodhej për të mbyllur filmin “Liqeni im”.

Kostandin Xhuvani, ndodhet në burg për vrasje të katërfishtë dhe në ceremoni do të jetë i shoqëruar nga forca sigurie./oranews