Ja çka po festohet

Ja çka po festohet

Me vite të tëra  janë prej këngëtareve më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse. Bëhet fjalë për motrat Mustafa, të cilat janë të pranishme në dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

E sot në familjen e motrave Mustafa kanë arsye për të festuar, shkruan rtv21.tv

Shkurte Mustafa feston ditëlindjen, teksa në faqen zyrtare në Instagram të dy prej motrave të saj, Safetes dhe Sahides është publikuar një foto ku shihet edhe ambienti festiv.

“Shumë urime e ëmbla jon, 1oo të lumtura”, shkruhet krahas fotografisë.

Kujtojmë që më 12 prill, tetë Motrat Mustafa kanë publikuar projektin “Qika e nanës”, pjesë e së cilit është edhe nëna e tyre. Ndërkohë, projekti deri tani në Youtube ka 11 milionë klikime./21Media