“Arsimi në dorën tënde”

“Arsimi në dorën tënde”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë të arsimit, lanson fushatën “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”.

Në këtë fushatë që ka për moto “Arsimi në dorën tënde”, do të marrin pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministra të tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt  dhe ambasadorë të vendeve tjera, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, mësimdhënës, prindër dhe nxënës.