Duele interesante zhvillohen sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Duele interesante zhvillohen sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Sot do të luhen duele interesante në gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjet do të luhen në të dy konkurencat. Ekipet do të përballen mes vete në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Prej orës 13:00 do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e meshkujve mes të Trepçës e Prishtinës.

Kuurse, prej orës 15:00 fillon ndeshja e femrave ku takohet Istogu e Shqiponja.

Ndeshja e dytë në kuadër të femrave në gjysmëfinale fillon në ora 17:00 dhe luhet mes  Vushtrrisë e Prishtinës.

Prej orës 19:00 luhet gjysmëfinalja e dytë te meshkujt mes Kastriotit dhe Besa Famgas.

Ndeshjet finale në hendboll mbahen të dielën nga ora 19:15. /21Media