Takimi i dashamirëve të shpejtësisë

Takimi i dashamirëve të shpejtësisë

Pista e vjetër e Aeroportit në Sllatinë do të jetë edhe njëherë vend takimi i dashamirëve të shpejtësisë, zhurmës “artistike”, atraksioneve dhe garës.

Në organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Eurogoma RT, sot mbahet Drage Race, e katërta për këtë vit dhe e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në Automobilizëm.

Sipas organizatorëve, prej orës 08:00-09:30 do të bëhet paraqitja në garë, për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit, pajisja me numra startues, kontrollimin teknik dhe dy lëshime të lira, në të cilat do të matet koha e çdo veture dhe do të përcaktohet klasa në të cilën do të garojë.

“Në orën 13:00 është paraparë fillimi i garës, ndërsa FASK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet. Në FASK bëjnë me dije se tashmë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve janë paraqitur ‘online’, por sigurisht që shumë më tepër do të paraqiten të dielën”, thuhet në njoftim.