Hapja e festivalit bëhet në ora 18:00

Hapja e festivalit bëhet në ora 18:00

Sot mbahet festivali tradicional i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, i cili organizohet për të gjashtëmbëdhjetin vit me radhë dhe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë.

Defileu i ansambleve fillon në ora 17:00 nga sheshi “Adem Jashari” për të vazhduar përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, ”Skënderbeu”, “Nëna Terezë” e deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet në ora 18:00 në amfiteatrin e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ansamblet pjesëmarrëse janë:

– QKF “Durrës” – Shqipëri

– AKV “Ibe Palikuqi”- Maqedoni

– AKV “Fluturat” – Mali i Zi

– BKUD “Podgorski Biseri” – Prizren

– KSSD “Gercek” – Prishtinë

– AKV “Minatori i Ri”-Kishnicë

– SHKA “Bajram Curri” – Prishtinë

– AKV “Dëshmorët e Kombit” – Obiliq

– AKV “Prishtina” – Prishtinë

– AKV “Hajvalia” – Hajvali

– Qendra Kulturore e Fëmijëve – Prishtinë

– Qendra Rinore – Pejë

Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.