Forumi do të mbledh shumë biznese nga të dy vendet

Forumi do të mbledh shumë biznese nga të dy vendet

Me rastin e vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, sot do të organizohet Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni, ku do të jenë të pranishme afër 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.

Forumi i Bizneseve Slloveno-Kosovare, do të mbledh shumë biznese nga të dy vendet.

Në delegacionin e Sllovenisë të jenë me dhjetëra përfaqësues të ndërmarrjeve të sektorëve të ndryshme duke filluar nga ndërtimtaria, prodhimtaria, infrastruktura, edukimi, IT dhe telekomunikimi dhe fusha të tjera të cilat do të jenë interesante për zgjerim të bashkëpunimit.

Ky forum është organizuar nga Oda Sllovene e Bizneseve, Klubi Slloven i Bizneseve,  me përkrahje  nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).Në Forumin ekonomik Kosovë-Slloveni, do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovenisë Karl Erjavec.