Sot mbahet tubimi i Presidentit kundër “grushtit të shtetit”

Tubimi pritet të mbahet nga ora 17:00

Sot mbahet tubimi i thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.

Tubimi do të mbahet nga orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.

Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marin pjesë në tubimin e Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.

Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin.

Ilir Meta ka publikuar fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë tentativën për “grusht shtetit” nga mazhoranca. Meta e ka akuzuar qeverinë se ka tentuar të përvetësojë kompetencat e Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetute./oranews

Back to top button