Mbledhja mbahet në ora 10:00

Mbledhja mbahet në ora 10:00

Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron se sot në ora 10:00 në selinë e LDK-së do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

Ndërsa sot në ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndonëseqë dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka konfirmuar se nesër në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë do të shkojnë pa dakordimin për qeverinë.

Kurse,  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur Kurtit se Vetëvendosja ka treguar se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, “vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri”./21Media