Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë

Të mërkurën i nxehti përvëlues përfshin territorin e Shqipërisë.

Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë Celsius të matura këto në hije.

Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë.

Meteorologët thonë se i nxehti përvëlues do të na shoqërojë deri në fundjavë dhe se temperaturat e larta do të regjistrohen edhe në zonat malore ku në Kukës termometri do të shënojë mbi 36 gradë Celsius.