Ndeshja zhvillohet në Stadiumin Fenerbahçe Ülker, në Stamboll

Ndeshja zhvillohet në Stadiumin Fenerbahçe Ülker, në Stamboll

Sot, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Ndeshja do të zhvillohet ne stadiumin Fenerbahçe Ülker, në Stamboll, duke filluar nga ora 20:45, transmeton rtv21.tv.

Në pesë ndeshjet e fundit Shqipëria ka tri fitore e dy humbje, ndërsa Turqia ka katër fitore dhe një humbje.

Sipas trajnerit të kombëtares shqiptare, Edoard Reja Shqipëria synon vetëm fitore sepse kjo është mundësia e fundit për tu kualifikuar.

Shkojmë me bindjen që mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv. E dimë shumë mirë që është mundësia e fundit për të shkuar në Europë. Ambienti është gati për të marrë një fitore ndaj Turqisë. Edhe barazimi nuk na intereson”, tha ai.

Të dy ekipet janë pjesë e grupit H, Turqia gjendet ne vendin e parë me 15 pikë të grumbulluara, po aq sa ka dhe Franca. Ndërsa, në vendin e tretë renditet Islanda me 12 pikë dhe Shqipëria gjendet në vendin e katërt me nëntë pikë nga gjatë ndeshje të zhvilluara./21Media