Në shenjë proteste pas arrestimin të makinistit të trenit të relacionit Pejë-Prishtinë

Në shenjë proteste pas arrestimin të makinistit të trenit të relacionit Pejë-Prishtinë

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave-Trainkos në shenjë proteste për arrestimin e makinistit të trenit të relacionit Pejë-Prishtinë, sot nga ora 05:00 u bë ndalimi i qarkullimit të të gjithë trenave në vend, ku përfshihen trenat e mallrave dhe ata të udhëtarëve.

Kjo sindikatë, thotë se qarkullimi i trenave do të fillojë me lirimin e kolegut të tyre nga masa e arrestit.

Ky vendim, sipas kësaj Sindikate, është marrë pas arrestimit të makinistit të trenit të relacionit Pejë – Prishtinë nga Policia e Kosovës pas aksidentit ku mbeti e vdekur një e mitur në Klinë.

Sipas kësaj Sindikate, me arrestimin e makinistit nuk është respektuar Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës si dhe Rregulloret dhe Udhëzimet e tjera administrative.

Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të bëhet lirimi në mënyrë sa më të shpejtë i kolegut të tyre dhe të fillohet të respektohet Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës.

Kujtojmë se gjatë ditës të martës, në Klinë ka vdekur një e mitur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditja e trenit.