Sot “Ne ndërtojmë të ardhmen”

Do të prezantohen projekte të elektronikës dhe robotikë

Akademia jCoders sot organizon garën e quajtur Hackathon.

Gara ka qëllim ngritjen e vetëdijes së akterëve në fushën e arsimit, si dhe të theksojë nevojën e punës praktike gjatë mësimit brenda shkollave dhe do të mbahet me moton “Ne ndërtojmë të ardhmen”.

Në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, nxënësit e Akademisë jCoders do të prezentojnë punën e tyre në fushën e teknologjisë informative duke prezantuar projekte të zhvilluara në elektronikë, robotikë dhe programim, projekte këto të zhvilluara gjatë garës një javore.

Back to top button