KB Rahoveci ka paralajmëruar organizim spektakular

KB Rahoveci ka paralajmëruar organizim spektakular

Federata e Basketbollit të Kosovës sot në zyrat e saj mban konferencë për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet FBK-së dhe klubit të Rahovecit, si organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Klubi i Rahovecit ka plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Rahoveci edhe vitin e kaluar ishte organizator, përdërisa këtë vit KB Rahoveci ka paralajmëruar organizim edhe më spektakular se më 2019.