Do të adresohen çështjet e gjendjes aktuale të personave LGBTI

Do të adresohen çështjet e gjendjes aktuale të personave LGBTI

Sot zyrtarisht në Kosovë në ora 14:00 hapet Java e Krenarisë. Do të adresohen çështjet e gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë.

Në njoftimin e organizatës Prishtine Pride thuhet se Parada e Krenarisë synon të fuqizojë personat LGBTI për të përballur me diskriminimin e përditshmë në Kosovë.

“Qëllimi jonë është të qëndrojmë të bashkuar ndaj çdo sfide.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Prishtina Pride.

Sipas njoftimit, në ora 18:00 do të hapet ekspozita “QUEIN” me autore Majlinda Hoxhen – Instituti për Urbanizëm dhe Dizajn: Inxhinieri EUP Prishtinë.

I pranishëm do të jetë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasador të shteteve të tjera, ndërkaq një fjalim në Hapjen e Javës së Krenarisë do t’a mbajë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./21Media