Nag ora 17:00 fillon numërimi i votave të ardhura nga diaspora

Nag ora 17:00 fillon numërimi i votave të ardhura nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do nis sot pasdite.

Numërimi i 4 mijë e 689 fletëvotimeve do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkatdhetarët për zgjedhjet e 6 tetorit, të cilat kanë ardhur në Kosovë me disa ditë vonesë, edhe pse data e dërgimit ishte brenda afateve ligjore. Gjykata Supreme ka vendosur që të numërohen votat e mërgatës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media