Panairi do të jetë i hapur  1 dhe 2 korrik

Panairi do të jetë i hapur  1 dhe 2 korrik

Panairi i tretë tregtar për gratë ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme, që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të mbahet më 1 dhe 2 korrik në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në panair do të marrin pjesë rreth 100 gra afariste nga të gjitha rajonet e Kosovës. Gratë, të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatrat dhe qytetet e tyre përkatëse, do të shesin ushqime të bëra në shtëpi dhe punime artizanale si dhe do të kenë mundësi për të rritur bashkëpunimin e dialogun ndëretnik dhe për të zgjeruar rrjetin e tyre.

Panairi do të jetë i hapur për publikun më 1 dhe 2 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 përgjatë dy ditëve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra; deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila dhe kryetarja e Shoqatës së Biznesit “Avenija”, Gordana Gjoriç, do të mbajnë fjalimet hyrëse.