Sot para gjyqit Grabovci dhe të akuzuarit e tjerë për “Pronto”

Akuzohen se kanë keqpërdorur pozitat zyrtare

Të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto” sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për ish-deputetin e PDK-së Adem Grabovci së bashku me njëmbëdhjetë të akuzuarit e tjerë të aferës së përgjimeve “Pronto”, muajin e kaluar është mbajtur shqyrtimi fillestar në të cilin i akuzuari Grabovci, Besim Beqaj dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm.

Personat e akuzuar në këtë rast janë me funksione zyrtare, përveç Grabovcit dhe Beqajt që aktualisht është Ministër i Inovacionit, tjerë të akuzuar janë edhe; deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu si dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Të lartpërmendurit akuzohen se kanë keqpërdorur pozitat zyrtare duke u dhënë përparësi në mënyrë të kundërligjshme personave që kishin konkuruar për funksione të rëndësisë shtetërore.

Back to top button