Seanca është planifikuar të mbahet sot në ora 14:00

Seanca është planifikuar të mbahet sot në ora 14:00

Sot për në orën 14:00 është planifikuar seanca e parë publike, në të cilën do të rishikohen ankesat e të paraburgosurve – të dyshuar për protestat e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Debat publik ka kërkuar aktori Vllado Jovanovski dhe të dyshuarit Goran Gjoshevski, Munir Pepiq dhe Oliver Popovski.

Në Gjykatën e Apelit në Shkup gjithsej janë dorëzuar 16 ankesa kundër vendimit për vazhdim të paraburgimit, raporton tv21.tv

Këshilli Penal më 27 dhjetor solli vendim dhe pranoi propozimin e Prokurorisë Publike, që 23 të dyshuarve t’u shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa 6 të dyshuar tjerë u dënuan me arrest shtëpiak./21Media