Mbahet edicioni i shtatë i festivalit ETNO FEST

Mbahet edicioni i shtatë i festivalit ETNO FEST

Sonte mbahet ceremonia e natës përmbyllëse e festivalit ETNO FEST, ku edhe do ndahen çmimet për fituesit.

Ky është vikendi i katër i edicionit të shtatë të festivalit ETNO FEST,  ku është ofruar një program mjaft cilësor.

Sipas agjendës në ora 18:30, do të mbahet performanca dhe instalacione skenike në temë të veshjes se Hasit, të Malësisë së Madhe dhe Malësisë së Prizrenit, pastaj nga ora 19: 30, “Baca Shaqe & Jazz Trio” Program  muzikor nga Shaqir Hoti, Visar Kuci, Ilir Bajri,  Enes Bajramliqi. Kurse, në ora 21:00, bëhet shpallja e fituesve të festivalit për të vazhduar me Etno Nejën me Nyzafete Shalën dhe grupin “Melodia e vjetër”.