Merr fund kaosi nga automjetet në QKUK

Merr fund kaosi nga automjetet në QKUK

Prej sot QKUK do të ketë hapësirë më shumë për parkimin e veturave, kjo pasi që është bërë hapja e një parkingu të ri. Kjo është bërë e ditur nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Sot kemi ardhur ta hapim parkingun në QKUK, një nevojë dhe një kërkesë e madhe e familjarëve të pacientëve të cilët kur kanë ardhur këtu nuk kanë gjetur vende dhe është dashur të parkojnë në trotuar, e po ashtu, të pengojnë edhe shumë shërbime tjera të nevojshme”, ka thënë ministri Ismaili.

Poashtu Ismajli ka shtuar se me krijimin e këtij parkingu po krijojmë mundësi që veturat të cilat kanë qenë nëpër trotuare, të cilat kanë penguar këmbësorët, kanë penguar ambulancat, një herë e përgjithmonë të largohen nga atje dhe të vendosen në një vend të dedikuar për vetura siç është ky tani.

Drejtori e SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se parkingu ka  një kapacitet prej 400 vendparkingjes dhe se tollovitë e krijuara nga automjetet do të marrin fund sot.

“Krijimi i hapësirave të reja do të lirojë trotuaret dhe do ta shmangë kaosin, që për vite me radhë ia ka zënë frymën QKUK-së”, tha ai./21Media