Qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri

Qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri

Komisioni Komunal në Gjilan sot do ta bëjë përzgjedhjen e punimeve fituese të shtatores së Idriz Seferit dhe bustet e heronjve, Halim Orana, Hamdi Berisha, Ramiz Cernica, Reshat Ymeri e Muharrem Ibrahimi.

Përgjatë katër ditëve, qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri.

“Deri të premten ne do t’i hapim zyrat për audiencën, qytetarët dhe familjarët që t’i shohin dhe t’i marrim edhe vlerësimet e tyre, në mënyrë që Komisioni t’i finalizoj anën formale të premten dhe të derdhen në bronz, në mënyrë që më 28 nëntor të vendosen në vende meritore. Ne i kemi ndarë mbi 100 mijë euro këtë vit për vendosjen e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Përndryshe, vitin 2017 kryetari i Gjilanit e ka shpallur vit të Idriz Seferit, përderisa me kërkesën e tij, është dekoruar me urdhërin më të lartë shtetëror nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.