“Është teorikisht e mundur që Apple mund të ndryshojë emrin e marketingut për iPhone X"

“Është teorikisht e mundur që Apple mund të ndryshojë emrin e marketingut për iPhone X”

Kompania, Apple pritet që sot të zbulojë tre telefona, duke përfshirë celularët premium dhe një përditësim të ofertës së saj aktuale. Pajisja kryesore, e cila do të kushtojë rreth 1,000 dollarë, e që do të quhet iPhone X.  Dy telefonat e tjerë do të jenë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, përcjell rtv21.tv

Steve Troughton-Smith, një zhvillues i aplikacioneve nga Irlanda, zbuloi të dhënat brenda përditësimit të zhvilluesit përfundimtar të Apple për iOS 11 beta.

Deri më sot, iPhone ishte referuar në softuer me emrin e kodit “D22”. “Ishte shumë e qartë se iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X ishin emrat e marketingut”, tha Troughton-Smith.

“Është teorikisht e mundur që Apple mund të ndryshojë emrin e marketingut për iPhone X, veçanërisht nëse nuk do të përfundojë për një muaj tjetër për shkak të thashethemeve. Por më pëlqen të merrem me prova të forta dhe tani iPhone X e quan veten iPhone X”./21Media