Projekti do të publikohet në ora 15:00

Loading...

Projekti do të publikohet në ora 15:00

Dy emra të njohur të skenës muzikore ka kohë që kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i tyre.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi dhe reperin, Skerdi, të cilët bashkuan forcat dhe po sjellin një projekt me titull “Sa m’ke mungu”. Në rrjete sociale dyshja publikuan edhe sekuenca nga projekti, Nora si gjithmonë me stil e tërheqëse, e Skerdi si gjithmonë i pashëm, shkruan rtv21.tv

Projekti do të publikohet sot nga ora 15:00.

“Bugatti” është projekti i fundit i Skerdit dhe Gjikos, që u publikua në muajin gusht të këtij viti që po e lëmë pas. Ky projekt vlerësohet mjaft i suksesshëm, dhe deri më tani arriti mbi 32 milionë klikime.

“As ni gote” është projekti i Norës me Mixey-n, që erdhi në muajin qershor dhe arriti mbi 4 milionë klikime./21Media