Turniri fillon në ora 12:00

Turniri fillon në ora 12:00

“Qikat e Shahut”, klubi i qendrës shoqërore Termokiss, organizon turnir të hapur, dhe kjo është ngjarja e parë e këtij klubi. “Qikat e Shahut” përpiqet të nxjerrë në shesh rëndësinë e shahut dhe ta zhvillojë këtë sport në shoqërinë tonë.

Turniri do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie apo ndonjë veçorie tjetër individuale ose grupore. Turniri do të zgjasë deri në gjashtë orë.

Kjo ngjarje ka për synim të promovon shahun dhe në veçanti t’i fuqizojë vajzat dhe gratë duke dhënë një platformë ku ato mund të luajnë dhe ushtrojnë shah, dhe t’i inkurajojnë ato të ndjekin këtë sport.