Policia jep detajet

Policia jep detajet

Sot rreth orës 15:00 një oficer i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë i cili ka qenë gjatë kryerjes së detyrës është sulmuar nga një deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për rtv21.tv

“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës është sulmuar nga një deputet”, ka thënë Borovci.

Borovci më tej ka thënë se deri te sulmi dyshohet të ketë ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatoj urdhërat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Policia ka filluar një hetim për sqarimin e rrethanave te rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira ne rast”, ka thënë Borovci për rtv21.tv

Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast.

Policia nuk ka treguar identitetin e deputetit i cili ka sulmuar oficerin e sigurisë./21Media