Seanca nis në ora 14:00

Seanca nis në ora 14:00

Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, për të vendosur për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.

Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia, me urdhër të së cilës është ndaluar ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit.

Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij gjatë seancës së sotme.