KQZ-ja shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

KQZ-ja shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj.

KQZ-ja rezultatet përfundimtare do t’i shpall në një konferencë për media.

Më 19 maj janë mbajtur zgjedhjet komunale në katër komunat veriore ku kanë garuar kandidatët e Listës Serbe,  PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve preliminare, fitues kanë dal kandidatët e Listës Serbe.