Dita e fundit për regjistrimin e partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit

Dita e fundit për regjistrimin e partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit

Ora 24:00 e ditës së hënë shënon skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor, që do të garojnë, në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Neni 64, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që çdo parti duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Deri tani në KQZ janë regjistruar 29 parti, ndërkohë që Komisioni do të mblidhet mesditën e sotme për të regjistruar dhe tre parti të tjera, që do të jenë pjesë e procesit të ardhdhëm zgjedhor.

Partitë e opozitës kanë refuzuar të regjistrohen duke i qëndruar kërkesës së tyre për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.