Edicioni i 20 jubilar

Edicioni i 20 jubilar

Pasi i ka kaluar 1000 kilometra duke organizuar garat në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës, edicioni i 20 jubilar ka ardhur në fazën finale, atë Superfinale.

Sot nga ora 16:00, tetë skuadrat më të mira kosovare dhe 4 skuadra të ftuara do të garojnë për 3000 euro dhe kualifikimin në FIBA 3×3 Ljubljana Challenger.

Në Prishtinë triumfoi skuadra nga Shkupi: Air Sun Fragment e cila në finalen e Prishtinës mposhti nënkampionët e vitit të kaluar, Air Force One.

Ndërkohë, Air Force One triumfoi në Gjakovë pasi në finale mposhti skuadrën shumë simpatike dhe të talentuar Kerasani dhe kështu siguroi pjesëmarrjen në Superfinalen e 28 Korrikut.

Air Force One triumfoi edhe në Ferizaj andaj kualifikimin për në Superfinale e garantoi ekipi nga Shkodra The Answer që në gjysmëfinale kishte mposhtur ekipin shkupjan Fragmentin (fituesin e Prishtinës) por u mposht nga Air Force One në finale.

Turneun e Prizrenit e fitoi skuadra Bero Kingdom ndërsa Gjilanin në Superfinale do ta përfaqësoj skuadra finaliste Pro Eng Përlepnicën e udhëhequr nga Fisnik Mehmeti e cila pësoi nga Air Force One që tashmë kishte fituar në Gjakovë e Ferizaj prandaj skuadra Pro Eng Përlepnica që përndryshe ishte kampione e Kosovës në vitin 2009 sivjet është sërish në superfinale.

Në Mitrovicë përsëri fitoi skuadra Air Force One ndërsa  vizën për në Superfinale e siguroi skuadra L Bistro House.

Krejt në fund, garën maratonike të Pejës e cila zgjati dy ditë për shkak të shiut e fitoi skuadra Bero Kingdom e cila në finale mposhti ekipin Shmekat por pasi Bero kishte triumfuar në Prizren, në Superfinale kualifikohet skuadra Shmekat.