Shpeshtohen takimet për arritjen e një marrëveshjeje

Shpeshtohen takimet për arritjen e një marrëveshjeje

Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakorduar për programin qeverisës.

Kështu ka paralajmëruar Vjosa Osmani e LDK-së, gjatë një konference për media, por  nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit.

Megjithatë, ajo ka shtuar se vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisin.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dje kanë diskutuar në nivel të parimeve duke thënë se kishte një vullnet të mirë për të punuar së bashku dhe në interes të qytetarëve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./21Media