Sot takohen Mustafa e Kurti

E konfirmoi Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurti. Këtë e ka konfirmuar i pari i LDK-së, Isa Mustafa para gazetarëve, i cili u shpreh se nuk ka kuptim që të vazhdohet kësisoj.

“Ka mbetë me u caktu ora për takim. Po bëjmë përpjekje për marrëveshje. Unë jam i përkushtuar për atë, nuk ka kuptim që kështu të vazhdohet”, tha shkurtimisht Mustafa para gazetarëve.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia fituese doli VV me 29 ulëse në Kuvend, ndërsa LDK me 28 ulëse./21Media

Back to top button