Humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri

Humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri

Trupat e pajetë të dy kosovarëve nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazit, që vdiqën nga tërmeti i së martes në Shqipëri do të varrosen sot në mesditë.

Varrimi i të ndjerëve bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.

Isa Abazi ishte 29 vjeç, ai pas vetës la bashkëshorten dhe dy djem, ndërsa Shemsedin Abazi ishte 32 vjeç dhe la pas vetes bashkëshorten me 4 fëmijë- 3 djem dhe 1 vajzë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e muzikore për 28 nëntor dhe ka vendosur që mjetet e parapara prej 20 mijë euro t’i dedikohen familjes Abazi. Ndërsa, Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për të ndihmuar familjet e tyre.

Deri tani ka shkuar në 40 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar./21Media