Sot ditë zie në Mitrovicë

Sot ditë zie në Mitrovicë

Dje u shemb një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, ku humbi jetën Visar Behrami, 28-vjeçar.

Varrimi i viktimës bëhet sot me ikindi më saktësisht në orën 16:25 në varrezat e fshatit Vdimiriq.

Lajmin e bëri të ditur një familjar i të ndjerit në rrjetet sociale.

“Ju njoftoj se dje me 22. 04. 2019 tragjikisht humbi jetën djali i agjes sim Visar Behrami. Varrimi i të ndjerit behet sot me ikindi në varrezat fshatit Vdimiriq”, njoftoi ai në Facebook.

Lajmi për vdekjen e të riut në vendin e punës tronditi të gjithë vendin, ngushëllime për familjen e tij kanë shprehur krerët e shtetit, të cilët kanë kërkuar nga institucionet që të hetohen shkaktarët e kësaj shembje.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ditën e sotme e ka shpallur ditë zie, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut në vendin e punës. /21Media