Sot vranësira, por edhe intervale me diell

Nga mesi i javës sërish pritet shi e në viset malore edhe borë

Këto ditë vendi ynë ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët mbi Mesdheun jugor dhe fushave të presionit të lartë që po shtrihen mbi Evropën qendrore dhe veri të rajonit tonë.

Ndërkohë, masat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore që sollën temperatura pranverore, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të ftohta ajrore, që po zbresin nga Evropa qendrore. Nën këto kushte java do të filloj me mot të butë, por kohë pas kohe me reshje shiu, e më pas temperaturat gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare.

Edhe nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu, e në viset malore borë.

Erërat e fuqishme të fundjavës, përmirësuan cilësinë e ajrit. Ditëve në vijim parashihet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të mbajë vlerat e kualitetit të ajrit në normale, por kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, sipas Prishtina Weather.

Nesër kryesisht vranët dhe me erë. Kohë pa skohe me reshje shiu, e në viset malore borë. Më vonë në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore.

Ditën e enjte mot kryesisht me vranësira, e ditën e premte vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie rreth vlerave mesatare. Minimalet do të zbresin nga 6C deri në 1C, e të premten deri në -1C, e maksimalet nga 11C do të zbresin në 4C deri në 7C. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s, e ditën e mërkurë e fuqishme deri në 13m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Back to top button