Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të sillën në mes 4 e 16 gradë celsius.

Edhe nesër pritet të mbajë mot i ngjashëm, mirëpo temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme ato do të sillën në mes 8 e 22 gradë celsius, shkruan rtv21.tv.

Të enjten e të premten, parashihet të kemi mot pjesërisht të vranët e mandej pritet një periodë me mot kryesisht të kthjellët e cila në popull quhet: “Vera e përtacëve”, kohë  kjo që mundëson të kryhen punët fushore aty ku kanë ngecur.

Gjatë kësaj periode, temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 5 e 8 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 21 e 23 gradë celsius./21Media