Ndeshjet fillojnë nga ora 14:30

Ndeshjet fillojnë nga ora 14:30

Java e nëntë e Superligës ka dalë të jetë interesante, me shumë rezultate befasuese dhe ndeshje të forta. Llapi ka humbur në shtëpi nga Ferizaj, ndërsa Ballkani ka mundur Prishtinën.

Sot zhvillohen dy ndeshje të tjera që e mbyllin javën e nëntë të Superligës. Drenica do të jetë nikoqir i Dritës, ku kërkojnë të kthehen në rrugë të duhur. Në anën tjetër gjilanasit me fitore do të ktheheshin në krye të renditjes.

Ndeshja tjetër është mes Gjilanit dhe Dukagjinit, i sheh vendasit si favorit, por edhe mysafirët në ndeshjet e fundit kanë treguar karakter. Ndeshjet fillojnë nga ora 14:30.