Ndeshjet fillojnë në orën 15:00

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00

Sot në Rrafshin e Dukagjinit, Gjakovë e Suharekë, do të zhvillohen dy sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës ’89, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë në Gjakovë, duke ditur atmosferën që krijohet zakonisht atje.

Në Suharekë, Gani Sejdiu debuton në stolin e Ballkanit, duke u ndeshur me ish-skuadrën e tij, Feronikelin. Takimi në Gjakovë do të drejtohet nga Genc Nuza, derisa Kreshnik Vula do të ndajë drejtësinë në duelin mes Ballkanit dhe Niklit.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00.