Dueli Prishtina – Drenica është shtyrë

Dueli Prishtina – Drenica është shtyrë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje të Superligës së Kosovës.

Ndeshja kryesore është ajo që zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Llapit. Të dy skuadrat mëtojnë kreun e renditjes dhe derbi pritet të jetë i zjarrtë, duke parë edhe kualitetin e skuadrave.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Ballkanit pritet të jetë interesante. Vendasit janë në krizë të rezultateve ku i kanë humbur dy takimet e fundit, ndërsa për therandasit është e kundërta pasi i kanë fituar dy ndeshjet e fundit.

Ndeshja tjetër është ajo mes Dukagjinit dhe Trepqës ’89. Klinasit do të futen vetëm për fitore në këtë ndeshje, duke ditur që nuk kanë arritur asnjë të tillë deri më sot.

Nesër zhvillohen dy ndeshje tjera, ndërsa dueli Prishtina – Drenica është shtyrë./21Media