KB Rahoveci përballet me Z Mobile Prishtinën

KB Rahoveci përballet me Z Mobile Prishtinën

Sot është ndeshja e dytë finale e play-offit në Supërligën e Kosovës në mes të Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, përcjell rtv21.tv

Z Mobile Prishtina aktualisht udhëheq me seri 1:0, pasi në duelin e së enjtes ka triumfuar në kryeqytet me rezultat 101:82.

Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore, derisa kampion në fuqi është Bashkimi./21Media