Zhvillohet ndeshja Prishtina-Drita

Zhvillohet ndeshja Prishtina-Drita

Sot do të luhet ndeshja e fundit e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina do ta presë skuadrën e Dritës së Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina, renditet në pozitën e gjashtë në tabelë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara. Ndërsa Drita renditet e dyta me tri pikë më pak se Gjilani.

Derisa te Prishtina sot do të mungojë mesfushori Endrit Krasniqi për shkak të kartonëve.

Prishtina dhe Drita pas luftës kanë zhvilluar 45 ndeshje zyrtare. Prishtina ka 20 fitore, 16 barazime./21Media