Artikujt janë punuar në periudha dhe vende të ndryshme

Artikujt janë punuar në periudha dhe vende të ndryshme

Shtëpia e ankandeve Sothebi, në Hong Kong ka prezantuar një radhë artikujsh të rrallë. Disa prej tyre janë natyral e disa të punuar nga dora e njeriut. Një prej tyre është edhe statuja Bamana nga Mali.

Kjo kokë dinozauri dhe statuja Bamana nga Mali, janë vetëm dy prej artikujve të rrallë, të ekspozuar në ankandin Sothebi në Hong Kong, shkruan rtv21.tv

Artikujt në fjalë janë punuar në periudha dhe vende të ndryshme.

Nicholas Chow zëvendës kryetar i ankandit Sothebi për Azi, ka thënë se artikujt janë të kombinuar, disa nga kabineti i gjërave të rralla nga vendet perëndimore, e disa nga Kina.

Chow ka shtuar se shitjet në këtë ankand janë të rrënjosura thellë në materiale kineze, që janë edhe specialiteti i tij. Megjithatë, në ankand do të shiten edhe  artikuj afrikan, kolumbian, nga historia e natyrës me kokë dinozauri, si dhe piktura të artistëve të lashtë. Chow ka shtuar se ka artikuj që janë nga periudha jurasic e deri më sot, nga Arktiku e deri në Kongo, pra nga e mbarë bota.

Statuja Bamana nga Mali, në Afrikë, besohet se është punuar diku në mes shekullit të 13 e 17-të. E vlera e saj arrin në gjysmë milioni dollarë amerikan. Në anën tjetër, koka e dinozaurit, pritet të shitet për $6.4 million.

Por Chow ka thënë se në qendër të vëmendjes në këtë ankand do të jetë koka e tharë e Avalokitesvara-s. Ajo pritet të shitet filluar nga $3 million. Ai ka thënë se ajo është shembulli më i veçuar i artit budist, të cilin e ka pasur deri më tani në dorë.

Chou ka thënë se interesante në këtë shitje do të jetë se të gjitha objektet janë nxjerrë nga konteksti i tyre, dhe janë paraqitur në lidhje me njëra-tjetrën

Artikujt e ekspozuar në ankandin Sothebi në Hong Kong do të jenë për shitje me datën 4 prill./21Media

12w