Deklarohet Gareth Southgate pas humbjes së Anglisë nga Kroacia

Deklarohet Gareth Southgate pas humbjes së Anglisë nga Kroacia

Anglia nuk ia doli të realizonte ëndrrën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror.

Gareth Southgate u pa shumë i zhgënjyer pas ndeshjes, por ai u shpreh që është krenar me lojtarët e tij ndonëse skuadra e tij nuk arriti finalen.

Southgate pranoi se kundërshtarët e tij e vlerësuan veten më mirë, pas pushimit mes dy pjesëve të lojës. “Unë mendoj se Kroacia luajti mirë në pjesën e dytë, ndërsa ne e kemi humbur kontrollin e topit” , ka theksuar Southgate.

“Kur jeni kaq shpejt në avantazh, në një lojë kaq të madhe, dhe shumë nga lojtarët e tu nuk kishin luajtur më parë në këtë nivel, askush nuk e di se si do të reagoni. E dinim se skuadra që sollëm në këtë Botëror ishte më e papërvojë në konkurrim dhe e vetmja mënyrë që ne do ta rritim këtë është duke luajtur në sa më shumë lojëra të turneut. Unë jam jashtëzakonisht krenar nga mënyra se si luajtën lojtarët dhe mund të gëzohemi nga reagimi i tifozëve, ata ndjehen njësoj. Është e vështirë të thuash ndonjë gjë, që do t’i bënte ata të ndiheshin më mirë. Kjo paraqitje e Anglisë mund të jetë një eksperiencë e paharrueshme për vendin tonë”, ka deklaruar Southgate.

“Tre Luanët” u mundën 2-1 nga Kroacia në kohën shtesë.