Sipas Southgate, Kosova ua bëri të vështirë ndeshjen Anglezëzve deri në minutën e 70-të

Sipas Southgate, Kosova ua bëri të vështirë ndeshjen Anglezëzve deri në minutën e 70-të

Pas përfundimi të ndeshjes Kosovë-Angli, e cila përfundoi me rezultat 4:0në favor të Anglisë, Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se Kosova ua bëri ndeshjen e vështirë deri në minutën e 70-të.

‘’Unë mendoj se Kosova na bëri ndeshjen të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanim në presion. Për 70 minuta na u desht të mbanim presionin. Por me kundërsulme arritëm ta fitonim ndeshjen’’, ka deklaruar ai.

Southgate ka theksuar se Kombëtarja Angleze ka udhëtuar në shumë vende të botës, por nuk kanë kaluar askund si në Kosovë.

‘’Ishte atmosferë e jashtëzakonshme. Kemi udhëtuar nëpër shumë vende, por askund nuk kemi kaluar si këtu. Është vërtetë e mrekullueshme’’, ka thënë ai.

Në fund  Southgate i ka uruar fat Kombëtares së Kosovës në play-off. /21Media