Spahiu: Mustafa lojtari kyç në tërë këtë ‘mesele’

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për zgjidhjet e mundshme për formimin e Qeverisë

Politologu Nexhmedin Spahiu e ka konsideruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, si lojtarin kyq për krijimin e Qeverisë së re.

Sipas Spahiut e gjithë situata varet në të. Brenda kësaj periudhe ai ka denigruar dy kundërshtarët e tij politik, njërin brenda partisë e tjetrin jashtë saj, duke i zhvlerësuar tej mase në sy të publikut.

Spahiu thekson se Mustafa, Vjosa Osmanin e ka larguar tërësisht nga loja si kundërshtare brenda LDK-së, dhe Albin Kurtin që gjithë ngazëllimin e fituesit në zgjedhjet që shkuan mirë ia uli poshtë, duke shtuar se edhe po të bëhet kryeministër Kurti, nuk e ka shijen më e të qenarit në pushtet./21Media

Back to top button