Mesfushori belg do të jetë mungesa e madhe e Interit për derbin e nesërm

Mesfushori belg do të jetë mungesa e madhe e Interit për derbin e nesërm

Luciano Spalletti konfirmoi mungesën e Radja Nainggolan që edhe nëse do të grumbullohet nuk do të zbresë në fushë ndërsa shtoi se Juventusi nuk është vetëm Ronaldo pasi ka edhe kampionë të tjerë si Chielini, Pjaniq e Mandzukiq.

“Nainggolan nuk është ende në gjendje për të luajtur, prandaj nuk dua ta rrezikoj as nesër. E njëjta vlen edhe për Dalbert”, theksoi Spalletti.

“Juventusi çdo vit merr lojtarë që bëjnë diferencën. Kur isha te Roma, ata pas gjashtë muajve morën Pjaniq”. “Vitin e kaluar Cancelo ishte ndër më të mirët te ne dhe e mori Juventusi gjithashtu. Kujtojmë blerjen e Higuain nga Napoli”.

“Këto janë detaje të rëndësishme në rritjen e një ekipi. Tani kanë Cristianon, i cili ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Është një ndeshje që do të testojmë karakterin dhe personalitetin tonë”, përfundoi ai.