Zikaltërit po kalojnë në një periudhë shumë të mirë

Zikaltërit po kalojnë në një periudhë shumë të mirë

Spalletti ka falënderuar tifozët e skuadrës për mbështetjen, ndërsa ka vënë në dukje se heronjtë e vërtetë të ecurisë pozitive të Interit, janë vetëm futbollistët.

Ai ka thënë se në mesin e tifozëve ndihet sikurse të ishte në shtëpi dhe se është shumë i lumtur me punën që po bëhet në klub.

“Mes jush ndihemi shumë mirë, sikurse të ishim në shtëpi”, u është drejtuar ai tifozëve.

“Ju falënderojmë për mbështetjen, që ka qenë e pakufishme. Kush luajti të dielën, e ndjeu përkrahjen tuaj në çdo sekondë. Jemi në rrugën e duhur dhe kjo është meritë vetëm e futbollistëve, që angazhohen maksimalisht në fushë”.

Spalletti gjithashtu e ka lavdëruar mbrojtësin Joao Miranda i cili ka qenë një prej më të mirëve tek Interi këtë stinor.

“Joao është një lider i vërtetë në mbrojtje dhe jemi të lumtur që do ta kemi në dispozicion për sfidën e të shtunës”, theksoi trajneri i zikaltërve.

Të shtunën Interi zhvillon derbin e madh italian përballë rivalëve të përjetshëm, Juventusit në Torino.