Spanja 95:88 Australia

Spanja 95:88 Australia

Sot u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës në basketboll që po mbahet në Kinë.

Spanja arriti fitore ndaj Australisë me rezultat 95:88.

Koha e rregullt përfundoi 71:71, ndërsa u deshën dy herë nga 5 minuta për ta përcaktuar finalistin e parë në një ndeshje jashtëzakonisht të bukur.

Australia kurrë nuk ka fituar një medalje në kampionat botëror dhe kjo ishte hera e parë që u paraqitë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Spanja tash do ta presë fituesin e duelit ndërmjet Francës dhe Argjentinës në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që po mbahet në Kinë./21Media