Spanja mposhtë Porto Rikon 73:63

Spanja mposhtë Porto Rikon 73:63

Basketbollistët e Spanjës mposhtën Porto Rikon me rezultat 73:63 (17:21, 19:14, 21:10, 16:18), në xhiron e dytë të Kupës së Botës në Kinë. Spanja shënoi fitoren e tyre të dytë në Grupin C, ndërsa Porto Riko ka një fitore dhe një humbje.

Porto Riko hapi ndeshjen shkëlqyeshëm dhe pati një epërsi 21:17 pas çerekut të parë. Edhe në çerekun e dytë gjërat nuk funksionuan për spanjollët, kështu që Porto Riko shkoi në plus 6 pikë. Që nga ai moment, spanjollët ngritën nivelin e lojës dhe kaluan në avantazh. Çereku i tretë u kontrollua plotësisht nga “furia e kuqe”, e cila në 10 minutat e fundit kishte epërsinë 57:44. Porto Riko humbi disa shanse deri në fund të ndeshjes dhe vetëm arriti të zbusë humbjen.

Lojtari më efikas te skuadra fituese ishte Marc Gasol me 19 pikë, ndërsa në radhët e Porto Rikos ishte Jan Clavel me 13. Spanja do të luajë kundër Iranit në xhiron e fundit, ndërsa Tunizia dhe Porto Riko do të luftojnë për vendin e dytë.