Nuk ka rehati në qeverinë spanjolle që nga viti 2015

Nuk ka rehati në qeverinë spanjolle që nga viti 2015

Votuesit në Spanjë po përgatiten të shkojnë në votime për zgjedhjet e katërta të përgjithshme të vendit brenda 4 vjetësh.

Zgjedhjet e fundit u mbajtën në prill, ku Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) erdhi në pushtet, megjithatë nuk arriti të krijonte një koalicion pasi fitoi shumicën e vendeve, por jo një shumicë në parlament në Madrid.

Vendi është duke luftuar për të formuar një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015, transmeton rtv21.tv.

Pesë kandidatët kryesorë janë kryetari i PP, Pablo Casado, Pedro Sánchez, lideri i Vox, Santiago Abascal, lideri i Podemos, Pablo Iglesias dhe lideri i Ciudadanos Albert Rivera.

Votimi është në hije nga trazirat në Kataloni dhe ngritja e partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Mijëra njerëz mbajtën një tubim në Barcelona në prag të zgjedhjeve.

Kriza katalanase ka mbizotëruar fushatën zgjedhore, me partitë në të djathtë – Vox, PP dhe qendrën e djathtë Ciudadanos duke marrë një qëndrim të ashpër anti-separatist. Mbështetja për Vox u rrit në zgjedhjet e fundit, me partinë që fitoi 24 vende në parlament me më shumë se 10% të votave. Ndërkohë, PP pësoi performancën e saj më të keqe në zgjedhje./21Media